BASHKIA TIRANE, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të VKM me nr.243/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, kreu II, pika 6 dhe Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, neni 19, pika 1 dhe 2, Ju dërgojmë kërkesën për publikimin e vendeve vakante në institucionin e Tirana Parking.

 

Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni shpalljen për:

 

1. Kryeinspektor, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Terminale, pranë Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale, (kategoria e pagës III-A) – 1 vend

2. Specialist, Sektori i Prokurimit Publik, Drejtoria e Prokurimit Publik, (kategoria e pagës III-B) – 1 vend

3. Inspektor, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe pranë Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale, (kategoria e pagës IV-A) – 2 vende.

4. Inspektor provizor, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe pranë Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale, (kategoria e pagës IV-A) – 1 vend

5. Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Sheshe pranë Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale, (kategoria e pagës, Klasa VIII) – 1 vend

6. Punonjës Shërbimi, Sektori i Inspektimit të Parkimit në Terminale pranë Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit me Pagesë në Sheshe dhe Terminale, (kategoria e pagës, Klasa VIII) – 1 vend

7. Punonjës Shërbimi, Sektori i Monitorimit pranë Drejtorisë së Sistemeve të IT-së, Monitorimit Elektronik, (kategoria e pagës, Klasa VIII) – 1 vend