BASHKIA TIRANË, TIRANA PARKING, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të VKM me nr.243/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, kreu II, pika 6 dhe Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, neni 19, pika 1 dhe 2, Ju dërgojmë kërkesën për publikimin e vendeve vakante në institucionin e Tirana Parking.

 

Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni shpalljet për:

 

  1. Kryeinspektor, sektori i inspektimit të parkimit në terminale, drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës II-B) – 1 vend
  2. Inspektor, sektori i inspektimit të parkimit në sheshe, drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës, IV-A) -2 vende
  3. Punonjës shërbimi, sektori i inspektimit të parkimit në terminale, drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës klasa VIII) – 2 vende.

 

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: AKPA shkrese Njoftim shpallje vende vakante dt. 23.12.2024