NJOFTIM MBI SHPALLJEN E LISTËS SË FITUESVE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Bashkia Tiranë, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin/pozicionet:
- 500- Specialist – Sektori i Zhvillimit Ekonomik Rural, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural, Drejtoria e Pergjithshme e Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, – Kategoria: III-b
Kandidati/kandidatët fitues (të renditur sipas rendit alfabetik) është/janë:
- Albert Çaushi
- Paola Kotani
- Rozeta Buna
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 516-Përgjegjës Sektori – Sektori i Ujësjellës Kanalizimit, Drejtoria e Rrjeteve, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së ankimit për listën e verifikimit paraprak të kandidatëve, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon;
- 511-Specialist – Drejtoria e Zones se Lire Ekonomike dhe Investimeve te Huaja Bashkia Tirane – Kategoria: IV-a
Kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:
- Benard Saraçi
- Ornela Roshi
- Manjola Shllaku
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 10/02/2020 ora 14.00 Bashkia Tiranë