Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese për pozicionet si më poshtë:
Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në njëjtën kohë!
- 1 (një) Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbime Mbështetëse
Kategoria e pagës III-a
Në mbështetje të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, Ligjit nr. 89 dt. 22.12.2022 “Për Policinë Bashkisë”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, Vendimit nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, Vendimit nr. 30 datë 24.01.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” të ndryshuar;
Bashkia Shkodër shpall konkursin për vendet e lira të punës në pozicionet :
- 2 (dy) Polic bashkiak , Sektori i Kontrollit e Mbrojtjes së Territorit pranë Policisë Bashkiake, Bashkia Shkodër
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Per publikim ne web – Mundesi punesimi