BASHKIA MAT, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Specialist i Strehimit Social, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Veprimtarive  Social-Kulturore, në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale – Kategoria e pagës IV-3

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VII, të Vendimit
Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të
veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk
ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në
shërbimin civil.