Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,
si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të
Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në
kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat
shpall procedurat e lëvizjes paralele, dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil për
pozicionin:
- Specialist i Apelit Tatimor – Kategoria e pagës IV-3
- Specialist në Sektorin e Auditit të Brendshëm – Kategoria e pagës IV-3
- Specialist i Kontrollit të Territorit dhe Pronës, në Sektorin e Kontrollit Territorit dhe
Pronës, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, Mjedisit dhe Pronës
– Kategoria e pagës IV-3 - Specialist i Monitorimit Kontratave Publike dhe Hapësirat Rekreative – Kategoria e
pagës IV-3 - Specialist i Performancës dhe Projekteve, në Sektorin e Performancës dhe Projekteve,
në Drejtorinë e Integrimit Europian, Projekteve, Performancës dhe Çështjeve Juridike
– Kategoria e pagës IV-3 - Specialist i Protokollit dhe Arkivit, në Sektorin e Protokollit dhe Arkivit, në Drejtorinë e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria e pagës
IV-3 - Specialist i Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit dhe skuadrave lëvizëse të terrenit, në
Sektorin e Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, në
Drejtorinë e Shërbimeve Sociale – Kategoria e pagës IV-3 - Specialist i IT, në Sektorin e Administrimit të Sistemeve, IT dhe Marrëdhënieve me
Publikun, në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve
Mbështetëse – Kategoria e pagës IV-3
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje_Specialist i IT (1) Shpallje_Specialist i Vleresimit te nevojave dhe referimit dhe skuadrave levizese te terrenit, Shpallje_Specialist i Protokollit dhe Arkivit Shpallje_Specialist i Performances dhe Projekteve Shpallje_Specialist i Monitorimit te Kontratave Publike dhe Hapesirat Rekreative Shpallje_Specialist i Kontrollit te territorit dhe prones Shpallje_Specialist i Auditit te brendshem Shpallje_Specialist i Apelit Tatimor