Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të
pikës 31 të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për
plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
- Përgjegjës i Sektorit të Vaditjes dhe Kullimit
Kategoria e pagës III-a/1
Njësia përgjegjëse në Bashkinë Mat në përfundim të procedurës së konkurrimit për ngritjen
në detyrë dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil, njofton se
kandidati fitues është:
1. Asllan Progja (79 pikë)
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut
II të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen
paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat, në përfundim të procedurës së
pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin:
- Specialist i Muzeut, në Sektorin e Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike, në
Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake – Kategoria e pagës IV-a
Kandidati fitues është:
1. Laureta Kurti me 74 pikë - Specialist i Pronës, në Sektorin e Mbrojtjes Civile dhe Pronave, në Drejtorinë e Mbrojtjes
Civile dhe Pronave – Kategoria e pagës IV-a
Kandidati fitues është:
1. Belisa Krosi me 71 pikë
- Specialist i Turizmit, në Sektorin e Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike, në
Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake – Kategoria e pagës IV-a
Kandidatët të cilët janë shpallur fitues sipas raportit paraprak të komitetit të pranimit janë:
1. Ardi Malaj me 76 pikë
2. Sara Terziu me 74 pikë