BASHKIA LEZHE, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të
Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Urdhërit
nr.3 datë 03.01.2024 të Kryetarit të Bashkisë “Për miratimin e strukturës, organikës,
emërtimet e pozicioneve, klasat për çdo pozicion pune për administratën e bashkisë, të
njësive administrative, të institucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive të shërbimeve
për vitin 2024”, Vendimit nr.74, datë 25.09.2024 të Këshillit të Bashkisë Lezhë “Për
miratimin e nivelit të pagave të administratës së bashkisë, të njësive administrative, të
punonjësve të varësisë, të punonjësve të njësive mbështetëse, të masës së shpërblimit mujor
të këshilltarëve dhe të kryetarëve të fshatrave”, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civil të
vitit 2024, miratuar me Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr.49, datë 16.01.2024, Urdhërin e
Kryetarit të Bashkisë nr.63 datë 22.01.2024 “Për miratimin e pozicioneve të kategorisë së
ulët dhe të mesme drejtuese të cilat do të jenë të hapura për konkurim nga jashtë shërbimit
civil”, Bashkia Lezhë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në
shërbimin civil për pozicionin:

  • Drejtor, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Bashkia Lezhë – Kategoria II-2
  • Përgjegjës i Sektorit të Verifikimit dhe Kontrollit në Terren të Tatimpaguesve,
    Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë-Kategoria III-2.

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1. Publikim vendi i lire P.Sektori 1.Publikim, vend i lirë (1)