BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,  për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:

  1. Specialist Arkitekt, Sektori i Programim Zhvillimit, Komunikimit, dhe Transparencës, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës,  Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.

 

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

 

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.