Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- 1 (një) Përgjegjës sektori, në sektorin e studimit, lejeve dhe zhvillimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, klasa e pagës III-2
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV dhe VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 2 (dy) specialist auditues i brendshëm, në sektorin e auditimit të brendshëm – Klasa e pagës IV-3.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje per levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil per specialist auditues i brendshem Publikim vendi i lire per pergjegjes i sektorit te studimit, lejeve dhe zhvillimit të territorit