BASHKIA GRAMSH, VENDE TE LIRA PUNE

Në bazë të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “pranimi në shërbimin civil” neni 21, neni 22, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 25;  Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II dhe Kreu VII; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017); Vendmit nr.09, datë 28.02.2024 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2024” të Kryetarit; Urdhërit nr.255, datë  17.07.2024 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të kryetarit të bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive për grupin e posaçëm të pozicioneve:

  • Inspektor tatim-taksa terreni dhe transporteve në Sektorin e të ardhurave nga biznesi dhe transporti, klasa IV, kategoria IV-a;
  • Specialist i auditimit të brendshëm në Sektorin e Auditimit të Brendshëm, klasa IV, kategoria IV-a.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje, kategori-ekzekutive auditit Shpallje, kategori-ekzekutive tatim taksa