BASHKIA DIMAL, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve si dhe afatit të ankimimit, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se

– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën pranim nga jashtë në shërbimin civil për pozicionin Drejtor i Tatim-Taksave dhe Menaxhimit të Borxhit

1. Isi Shehu

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 13.03.2025, ora 10.00 në ambientet e Bashkisë Dimal.