Mbështetur në Ligjin Nr.139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, në Nenin 5 të Ligjit Nr.89/2022 “Për Policinë Bashkiake”, Neni 15 si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e Rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, Kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit si edhe procesverbalin e verifikimit të kandidatëve që kanë paraqitur dokumentacionin sipas shpalljes së publikuar, nga ana e Komisionit Përzgjedhës, njofton se:
Kandidatët që plotësojnë kriteret për të kaluar në fazat e mëtejshme të vlerësimit për pozicionin Punonjës të Policisë Bashkiake në Drejtorinë e Policisë Bashkiake, janë:
1. Ismail Ramadan Dollo
2. Ergis Artan Çobo
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 09.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Bashkisë Berat.
- Testimi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datën 10.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Stadiumit Tomorri.
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 10.06.2025, ora 14:00, në ambientet e Bashkisë Berat.