Në zbatim të nenit 26, pika 5, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim për procedurën e lëvizjes paralele njofton se:
– Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele
për pozicionin;
– Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
Në zbatim të nenit 22, pika 4 dhe nenit 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim për procedurën e lëvizjes paralele njofton se:
– Nuk ka asnjë aplikim për procedurën e lëvizjes paralele
për pozicionin; Specialist, Sektori Juridik dhe Prokurimeve