AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 21, 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti  i Mediave Audiovizive njofton se:

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Monitorimit të Frekuencave, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK, Kategoria e pagës IV-1, janë kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës  së pranimit në shërbimin civil:

1.Danjel Basha

2. Znj. Danjela Sinani

3. Zef Marku

Konkurrimi do të kryhet më datë 26.08.2024 ora 09.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.