Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, vende te lira pune

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të VKM nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për:

  • 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa: II-1

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:

  •  1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-klasa IV-1.
  •  1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR  Shpallje_ Ndihmes Inspektor, Njesia e Ndihmes Inspektoreve   

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST_HARTIM AKTE..SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST_ANKESA&MARREDHENIE ME PUBLIKUN