Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, urdhrit nr. 42, datë 01.02.2024 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2024”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele, dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
- “Specialist Redaktor/Letrar” në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit në Drejtorinë e Monitorimit Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: IV-1, një vend vakant.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si edhe urdhrit nr. 42, datë 01.02.2024 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2024”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit, Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-1 (1 (një) vend vakant)
- “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-1, me profil ekonomist / jurist / inxhinier 1 (një) vend vakant;
- Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: II-1 (1 (një) vend vakant)
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje Drejtor Drejtorie Shpalljee Inspektor Shpallje Përgjegjës i Sektorit te Monitorimit, Zbatimit tw Vendimeve dhe Sherbimit Ligjor Shpallje Specialist redaktor