Në zbatim të nenit 26 , të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin:
- 1 (një) pozicion – Drejtor, pranë Drejtorisë së Planifikimit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, Klasa II, Kategoria II-2, Bashkia Pogradec.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (Një) Pozicion –“Specialist i burimeve njerëzore”,Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative, Klasa IV, Kategoria IV-3.
- 2 (dy) pozicione – Specialist-Topograf, Sektori i Planifikimit Urban dhe Projektimit, Drejtoria e Planifikimit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Klasa IV, Kategoria e pagës IV-2.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Specialist topograf shpallje (2) Shpallje Drejtor i Planifikimit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit (1) Shpallje Specialist i burimeve Njerezore 18.09.2025