Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr.242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Vendimin nr.503, datë 01.8.2024 Për disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, në Vendimin nr. 61, datë 23.12.2024 të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2025”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.06, datë 14.01.2025 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2025”, si dhe planin e rekrutimeve për plotësimin e vendeve vakante në shërbimin civil në Bashkinë Kurbin për vitin 2025 Nr.1597 Prot, datë 01.04.2025, Bashkia Kurbin shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin e punës:
- 1 “Përgjegjës Sektori”- Sektori i Planifikimit të Teritorit, Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit, kategoria e pagës III-2.
- 1 “Përgjegjës Sektori ”- Sektori i Buxhetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës III-2.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Vendimin nr.503, datë 01.8.2024 Për disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, në Vendimin nr. 61, datë 23.12.2024 të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2025”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.06, datë 14.01.2025 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2025”, si dhe planin e rekrutimeve për plotësimin e vendeve vakante në shërbimin civil në Bashkinë Kurbin për vitin 2025 Nr.1597 Prot, datë 01.04.2025, Bashkia Kurbin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
- 1 “Specialist TIK”- Sektori i IT, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist për Menaxhimin e Borxhit”- Sektori i Menaxhimit të Ardhurave dhe Veprimeve me Financën, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist i Kujdesit Social, Barazisë Gjinore dhe Shëndetësisë” -Sektori i Kujdesit Social, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike & Kujdesit Social, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist për Koordinimin dhe Bashkërëndimin e Procesit të Integrimit Evropian në Nivel Vendor”, Drejtoria për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Migracionit dhe Diasporës, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist për Migracionin dhe Diasporën”, Drejtoria për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Migracionit dhe Diasporës, kategoria e pagës IV-2
- 1 “Specialist Kontabiliteti”- Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist Emergjencave Civile”- Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publike, kategoria e pagës IV-2.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shkenca Shoqerore ose Sociale (2) Shkenca Shoqerore ose Sociale (1) Teknologji Imforamcioni Pergjegjes Sektori tek Sektori i Buxhetit Pergjegjes Sektori tek Sektori i Planifikimit te Territorit