Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -klasa IV-1.
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Analizës dhe Studimeve, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – klasa IV-1.
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Metodikës dhe Standardeve, në Drejtorinë e Analizës dhe Standardeve pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – klasa IV-1.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST IT SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST_ANALIZE SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST_METODIKE