Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist për energjinë elektrike në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe efiçencës së energjisë në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria III.b.
- 1 (një) Specialist për menaxhimin e borxhit të keq, sektori për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria b.
- 1 (një) Specialist për kadastren fiskale, vlerësimin dhe shërbimin e taksapaguesve në Sektorin e kadastres fiskale, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria b.
- 1 (një) Specialist ekonomist në sektorin e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Protokoll-Arkivës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kategoria b.
- 1 (një) Specialist për burimet njerëzore dhe përformancën në sektorin e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Protokoll-Arkivës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kategoria b.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR:shpallje spec per burimet njerezore shpallje specialist ekonomist shpallja specialiste per kadastren fiskale shpallje specialist per menaxhimin e borxhit te keq shpallja spec energjia elektrike (1)