Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, të Kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionet:
· 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b ( e barazvlefshme me klasën IV-1).
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për konkurrim.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 13, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- Kategoria: II-b (e barazvlefshme me klasën II-1).
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 13, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Përfaqësimit dhe Raportimeve, Drejtoria e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -Kategoria III-a (e barazvlefshme me klasën III-1).
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 13, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- Kategoria III-a (e barazvlefshme me klasën III-1).