Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë/pranim, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, deri më 05.03.2025, njofton se për pozicionin:
“Shef Sektori” 1 (një) në Sektorin e Shërbimeve dhe Financës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë KDIMDP-së Kategoria e pagës III-1.
Kandidat i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Almir Kapidani (ngritje në detyrë)
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17.03.2025 ora 12:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim.
Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim/intervistes me gojë, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare, por edhe elektronikisht në emailin personal