Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njofton se, procedura e lëvizjes paralele për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Auditimit të Brendshëm, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.
Mbyllet për shkak të mungesës së kandidaturave për konkurrim.
Në zbatim të nenit 25 dhe 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 31, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionin:
- 3 (tre) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-kategoria-II-b
Kandidat fitues është:
- Aulona Levani