Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Auditimit të Brendshëm, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Erald Pepa
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 29.10.2021, ora 11:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 29.10.2021, ora 12:30 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.