Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 16, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Ndihmës Juridike dhe Ankesave, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – kategoria- III-a.
Kandidat i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Brunilda Braho
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.01.2022 ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Auditimit të Brendshëm, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -Kategoria III-b.
Nuk ka kandidatë për fazën e dytë konkurrimit.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -Kategoria III-b.
Nuk kandidatë për fazën e dytë konkurrimit.