ZYRA E INSPEKTORIATIT TE LARTE TE DREJTESISE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionet:

1 (Një) Specialist në Sektorin e Përfaqësimit dhe Raportimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b:

Kandidat i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

  • Kristi Petrela

Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datë 29.09.2022, ora 09:30 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.

1 (Një) Specialist në Sektorin e Studimeve Juridike dhe Analizës Ligjore, në Drejtorinë e Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b:

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

  • Ornela Lleshi

Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datë 29.09.2022, ora 10:30 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.

1 (Një) Specialist në Sektorin e Ndihmës Juridike dhe Ankesave, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b (Shkenca Shoqërore)

Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Shënim: Nesë do të ketë kandidatë të kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, intervista e strukturuar do të zhvillohet në datë 29.09.2022, ora 11:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.