Kuvendi Verifikim paraprak

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kreut IV, “Konkurimi” pikave 1/a, 2, 3, dhe pikës 4 po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” , listën e kandidatëve që do të testohet me shkrim dhe me gojë për pozicionin “specialist jurist” në Shërbimin e Seancës Plenare.

Kandidatët që do të vazhdojë konkurimin me procedurën “ Pranimi në Shërbimin Civil”, për pozicionin “specialist jurist” në Shërbimin e Seancës Plenare janë :

 

1.Behar SUKA

2.Lefter ÇIPA

3.Esiona ZENELI

4.Enea RRAPAJ

5.Klea KORRA

6.Uejda CENA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 22, 23, për konkursin “këshilltar”, në Shërbimin e Komisioneve, me procedurën “Ngritja në detyrë” po ju dërgojmë për publikim në faqen e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit” listën me kandidatët që do të testohen për këtë pozicion.

 

Lista e vlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me proçedurën, “ngritja në detyrë” për pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Komisioneve është si më poshtë;

 

  1. Jorida ALLIU
  2. Vjollca LLESHI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po ju përcjellim emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar”, në Shërbimin Juridik.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “këshilltar” në Shërbimin Juridik nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 19.11.2021 është znj.Zamira GJINI.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 15 dhjetor 2021, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” njoftimin se për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist informatike” në Shërbimin  e Teknologjisë dhe Informacionit, brenda afateve të përcaktuara në njoftim nuk ka pasur asnjë kandidat.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, kjo procedure mbyllet pa kandidatë.

 

Konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”.