Shkolla e Magjistraturës, Verifikim paraprak

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 9.8.2022, janë: znj.Blerina Demaj dhe znj.Elsa Kamberi. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se të dy kandidatet i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:

 

  1. Blerina Demaj
  2. Elsa Kamberi

 

Për sa më sipër, njoftojmë se:

  • vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 16.09.2022, ora 08.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • intervista me gojë do të zhvillohet në datën 16.09.2022, ora 10.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.