Në zbatim të nenit 25, Kreu V, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Fomimin Fillestar”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidatura e paraqitur brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 9.8.2022, është: z.Julian Uzeir. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidati z.Julian Uzeir i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1(një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
1) Z.Julian Uzeir
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në mjediset e Shkollës së Magjistraturës më dt.6.9.2022, ora 12.00.
Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, në përfundim të procesit të ankimimit, njofton se për pozicionin/pozicionet:
1. Specialist i mirëmbajtjes së teknologjisë së informacionit – Kategoria: III-b
Kandidati/kandidatët fitues është/janë:
1. Greta Dosti 74 pikë