Në mbështetje të nenit 251, pika 3, dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr. nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (i ndryshuar); të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe të akteve nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:
1 (një) vend vakant Këshilltar për Botimet dhe Publikimet Shkencore
- Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është: Këshilltari për Botimet dhe Publikimet Shkencore, i cili përgjigjet para Drejtorit të Shkollës, duhet t’i sigurojë në kohë dhe në mënyrë profesionale Drejtorit, këshillim dhe mbështetje në rregullimin e veprimtarisë në fushën e botimeve dhe publikimeve shkencore të Shkollës së Magjistraturës në përputhje me objektivat, strategjinë dhe misionin ligjor të saj.
- Kriteret për aplikim:
– Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë i/e aftë për punë;
– Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
- Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojë formimim universitar, diplomë të nivelit “Master Profesional ose Shkencor”. Arsim i lartë juridik dhe përvojë në fushën akademike.
b- Jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune;
c- Preferohen specializime dhe master të fushës.
ç- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
d- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter
- Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:
a – Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania);
h – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt (nëse disponon);
i – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
k- Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer(nëse disponon).
- Mënyra dhe afatet e dorëzimit: Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin në protokollin e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 20 qershor 2023.
- Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.