Shkolla e Magjistraturës, Rezultatet e verifikimit paraprak

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet”, si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 1.6.2023, është: z. Ardit Cara dhe z.Doris Qirjako. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët e mësipërm i plotësojnë kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:

 

1. Z. Ardit Cara

2. Z.Doris Qirjako

 

Për sa më sipër, njoftojmë se:

– vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 6.7.2023, ora 09.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;

– intervista me gojë do të zhvillohet në datën 6.7.2023, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.