Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:
- Sekretar shkencor për Formimin Fillestar – Kategoria: III-b
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Alketa Gjini
- Ina Çarçiu
- Njazuela Braholli
- Rozana Kongjoni
A.Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 13.4.2022, ora 09.00, në adresën: Shkolla e Magjistraturës, Rruga: Ana Komnena, Godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 13.4.2022, ora 11.30, në adresën: Shkolla e Magjistraturës, Rruga: Ana Komnena, Godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë.