PROKURORIA E PËRGJITHSHME, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut IV –“Pranimi në sherbimin civil”, dhe Kreu V-“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për përfundimin e procedurës “Lëvizje paralele”, për konkursin “Specialist Jurist”, si më poshtë:

Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist jurist”, në Drejtorinë e Gjyqësore, në Prokurorinë e Përgjithshme nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 03.06.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët e mësipërm, konstaton se asnjëri prej tyre nuk plotëson kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013, date 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, date 18.03.2015 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VII,  kjo procedurë mbyllet pa kandidatë. Konkursi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”. Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut IV –“Pranimi në sherbimin civil”, dhe Kreu V-“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për përfundimin e procedurës “Lëvizje paralele”, për konkursin “Specialist Jurist”, si më poshtë:

Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist jurist”, në Drejtorinë e Koordinimit dhe Studimeve, në Prokurorinë e Përgjithshme nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 03.06.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët e mësipërm, konstaton se asnjëri prej tyre nuk plotëson kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013, date 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, date 18.03.2015 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut V, neni 26, kjo procedurë mbyllet pa kandidatë. Konkursi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”. Kandidatët e mësipërm konsiderohen të vlefshëm për këtë procedurë.