KUVENDI, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II, pika 11 dhe 13, për konkursin e shpallur për pozicionin, “Shef Sektori”, në Sektorin Audio-Video, pranë Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 03.10.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në Detyrë

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II, pika 11 dhe 13, për konkursin e shpallur për pozicionin, “Këshilltar-Jurist”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin. brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 03.10.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në Detyrë”