KUVENDI , SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në Detyrë” pikat 22, 23, si dhe vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil” për konkursin, “këshilltar-jurist”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ me procedurën “Ngritja në Detyrë” po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurrimin.

 

Kandidati që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në Detyrë” për pozicionin, “këshilltar-jurist”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ është si më poshtë:

 

 

1. Znj. Holta Seferi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, po ju përcjellim listën me kandidatët që vazhdojnë konkurrimin për pozicionin “specialist për mediat” në Sektorin e Mediave dhe Internetit, pranë Shërbimit të Komunikimit.

 

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Pranimi në shërbimin civil”, për pozicionin “specialist për mediat” në Sektorin e Mediave dhe Internetit, pranë Shërbimit të Komunikimit është si më poshtë:

 

 

1. Z. Mirgen Çela

2. Z. Mustafa Llani