KUVENDI, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 26 dhe V.K.M nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në Detyrë”, pika 33, Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, në përfundim të fazave të konkursit: testimit me shkrim, intervistës së strukuruar me gojë, vlerësimit të jetëshkrimit dhe periudhës ankimore, për pozicionin, “përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes shpalli kandidatin fitues si më poshtë:

 

 

1. Z. Genci Goli me 78 pikë

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pikave 8 dhe 9, për konkursin e shpallur për pozicionin, “redaktor”, në Shërbimin e Redaktorëve, pranë Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 14.11.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

 

Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”.