Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në Detyrë” pikat 22, 23, për konkursin, “shef sektori”, në Sektorin Audio-Video, pranë Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit me procedurën “Ngritja në Detyrë” po ju dërgojmë për publikim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurrimin.
Kandidati që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në Detyrë” për pozicionin, “shef sektori”, në Sektorin Audio-Video, pranë Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit është si më poshtë:
1. Z. Ervis Gjepali
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në Detyrë” pikat 22, 23, si dhe vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil” për konkursin, “këshilltar-jurist”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin, me procedurën “Ngritja në Detyrë” po ju dërgojmë për publikim listën e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin.
Lista e vlerësimit të kandidatëve, që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në Detyrë” për pozicionin, “këshilltar-jurist”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin është si më poshtë:
1. Znj. Aurela Gera
2. Znj. Marsila Osmani
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 25 “Lëvizja paralele”, pikës 3 dhe pikës 4, shkronja “a”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16, 17, 18, 19 dhe 20, Komisioni i Brendshëm, për konkursin në dy pozicionet specialist”, në Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës, në përfundim të procedurës së vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët dhe intervistës me gojë, shpalli vetëm një kandidatë fitues si më poshtë vijon:
1. Znj. Stela Babasi (Llulla) me 72 pikë.
Pozicioni tjetër vakant “specialist” në Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës do ti nënshtrohet konkurimit me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, po ju dërgojmë për publikim listën me kandidatët që vazhdojnë konkurrimin për pozicionin “specialist”, në Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Pranimi në shërbimin civil”, për pozicionin “specialist” në Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës është si më poshtë:
1. Z. Edison Baku
2. Znj. Elsa Dragoti
3. Znj. Irena Gjika