KUVENDI, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim listën e kandidatëve që do të vazhdojë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist”, në Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës.

Lista e vlerësimit të kandidatëve që vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist” në Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës është si më poshtë:

1. Znj. Jonida Rama (Ndoni)

2. Znj. Stela Babasi (Llulla)

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pikave 8 dhe 9, Komisioni i Brendshëm i ngritur me Urdhërin nr. 368, datë 10.10.2022, për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist” në Sektorin e Bibliotekës, pranë Shërbimit të Botimeve dhe Bibliotekës Parlamentare e mbylli procedurën e lëvizjes paralele pa kandidatë fitues, pasi kandidatia e kualifikuar për këtë procedurë Znj. Jonida Rama (Ndoni) nuk u paraqit.

Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”.