KUVENDI, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 , si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 (i ndryshuar), “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “ Konkurimi”, pika 20, Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë, për konkursin në pozicionin “specialist”, në Sektorin për Çështje të Demokracisë, Qeverisjes dhe Shoqërisë, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës shpalli kandidatin fitues si më poshtë:

1. Znj. Esmeralda Dida me 84 pikë