Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, po ju përcjellim listën me kandidatët që vazhdojnë konkurrimin për pozicionin “specialist” në Sektorin e Bibliotekës, pranë Shërbimit të Botimeve dhe Bibliotekës Parlamentare.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Pranimi në shërbimin civil”, për pozicionin “specialist” në Sektorin e Bibliotekës, pranë Shërbimit të Botimeve dhe Bibliotekës Parlamentare.është si më poshtë:
1. Znj. Albana Paço
2. Z. Arlind Kapllani
3. Znj. Blerina Hasaj
4. Znj. Eljona Marku
5. Znj. Lindita Treska (Ivziku)
6. Znj. Mariola Guxho
7. Z. Mustafa Llani
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II, pika 11 dhe 13, për konkursin e shpallur për pozicionin, “Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes. brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.10.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në Detyrë”