Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist” në Sektorin për Çështje të Demokracisë, Qeverisjes dhe Shoqërisë, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës.
Për konkursin e shpallur për pozicionin , “specialist” në Sektorin për Çështje të Demokracisë, Qeverisjes dhe Shoqërisë, pranë Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 14.09.2022 është:
1. Z. Burim Bilali
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.