Njoftim për përfundimin e procedurës “Lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Redaktorëve, pa kandidatë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13, për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Redaktorëve, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 25.10.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”
Njoftim për përfundimin e procedurës “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i edukimit qytetar” në Shërbimin e Edukimit Qytetar
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist i edukimit qytetar” në Shërbimin e Edukimit Qytetar, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 27.10.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në shërbimin Civil”.