Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 32
pika 1, “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe
njësitë e qeverisjes vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për
procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil,
të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreut IV dhe
VIII, pika 1, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;
- Në administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: “Drejtor” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit të Integrimit Evropian
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 32
pika 1, “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe
njësitë e qeverisjes vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për
procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil,
të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreut IV dhe
VIII, pika 1 , si dhe vendimit të Byrosë nr.70, datë 03.04.2024, “Për hapjen e procedurës së
pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë
shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;
- Në administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: “Drejtor i Përgjithshëm”, i Institutit Parlamentar.
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut V ,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, vendimit të Byrosë nr.52 “për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën e
Administratës së Kuvendit” datë 26.06.2023, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se:
- Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: “këshilltar jurist” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit të Integrimit Europian
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013,“Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, i
ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, si dhe vendimit të Byrosë nr.73, datë 03.04.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën
e administratës së Kuvendit”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se:
- Në administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: Këshilltar në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare, pranë Shërbimit Legjislativ.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: NJOFTIM PËR VEND PUNE, drejtor në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, datë 28.05.2025 NJOFTIM PËR VEND PUNE, drejtor i përgjithshëm i Institutit Parlamentar, datë 28.05.2025 NJOFTIM PËR VEND PUNE, këshilltar në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare, datë 28.05.2025 NJOFTIM PËR VEND PUNE këshilltar-jurist në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, datë 28.05.2025