Në zbatim të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Kodit Zgjedhor të Republikës
së Shqipërisë, të ndryshuar, vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator pranë
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, udhëzuesit nr.15, datë 15.01.2025 të Komisionerit për
Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve
(Njësia Përgjegjëse) vendosi:
1. Rinisjen e procedurave të rekrutimit në shërbimin civil të Kuvendit të Shqipërisë në fazën
ku janë ndërprerë.
2. Konkursi me procedurën “Ngritja në detyrë” për pozicionin “këshilltar” në Shërbimin e
Përafrimit të Legjislacionit do të zhvillohet në datën 19.05.2025, në mjediset e Kuvendit,
në orën 10:00.
3. Konkursi me procedurën “Ngritja në detyrë” për pozicionin “koordinator” në
Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Evropiane do të zhvillohet në datën
20.05.2025, në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00