Kuvendi i Shqipërisë, Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, për konkursin e shpallur për pozicionin, “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 20.06.2023, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

 

Konkursi për pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit mbyllet pa kandidatë

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në Detyrë” pikat 22, 23, si dhe Vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, për konkursin, në pozicionin “Këshilltar”, në Sektorin për Analiza të Përgjithshme, pranë Shërbimit të Kërkmit dhe Analizës me procedurën “Ngritja në Detyrë” po ju dërgojmë për publikim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurrimin.

 

Kandidati që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në Detyrë” për pozicionin, “Këshilltar”, në Sektorin për Analiza të Përgjithshme, pranë Shërbimit të Kërkmit dhe Analizës

është si më poshtë:

 

 

1. Z. Metin Barxhaj