Kuvendi i Shqipërisë, Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kreut IV, “Konkurimi” pikave 1/a, 2, 3, dhe pikës 4, po ju përcjellim listën me kandidatët që do të testohen me shkrim dhe me gojë për pozicionin “specialist finance”, pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit.

Lista e kandidatëve të cilët do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “ Pranimi në Shërbimin Civil”, për pozicionin “specialist finance”, pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit  është si më poshtë:

1.Arjola Prendi

2.Meriban Agaj

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, emrin e kandidates që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar  i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar  i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 14.02.2022 është: Znj. Sara Sulaj.

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 07.03.2022, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.