Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” njoftimin se për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist ” në Sektorin e Protokollit dhe Përkthimit, në Shërbimin e Protokollit, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë , brenda afateve të përcaktuara në njoftim nuk ka pasur asnjë kandidat.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, kjo procedure mbyllet pa kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po ju përcjellim emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “Këshilltar për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Raportimin në Organizatat Ndërkombëtare” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Këshilltar për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Raportimin në Organizatat Ndërkombëtare” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 04.02.2022 është znj.Ina Jano.
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 28 shkurt 2022, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.