Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 51, datë 15.05.2025:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin “ Auditues i Parë “ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë;
2. Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë“ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë.
Në përfundim të procesit të ankimimit,
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara:
– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Amando Hasa
2. Dashamir Kondi
3. Daniela Lleshaj
4. Flora Muça
5. Laurent Dedja
6. Ujeza Allkanjari
7. Viola Dhamo
– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Amando Hasa
2. Laurent Dedja
3. Ujeza Allkanjari
4. Viola Dhamo
-Testimi me shkrim për pozicionin “Auditues i Parë “ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike do të zhvillohet më datë 23.06.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.
-Testimi me shkrim për pozicionin “Auditues i Dytë “ në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike do të zhvillohet më datë 23.06.2025, ora 12:00 në ambientet e KLSH-së