KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 49, datë 14.05.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

1. Bojken Murati

2. Gjenirl Vata

3. Igen Sinanaj

4. Laert Zeka

5. Megi Harizi

6. Silvana Hoxha

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 23.06.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.